Lidhje


Nuk është NASA por Erdogan/Lëshohet sateliti i parë FGN-100-d1 i kompanisë turke Fergani Space

Sateliti i parë FGN-100-d1 i kompanisë turke Fergani Space sonte është lëshuar nga baza hapësinore amerikane Vanderberg, raporton Anadolu. Sateliti i kompanisë Fergani Space, udhëheqës i së cilës është Selçuk Bayraktar, shefi ekzekutiv i prodhuesit të dronëve Baykar, u lëshua duke përdorur një raketë Falcon 9 nga kompania amerikane SpaceX.

 

Misioni Transporter-12, i nisur nga baza e Forcave Ajrore Vanderberg në SHBA, mbante 131 ngarkesa, përfshirë mikrosatelitë dhe automjete orbitale, si dhe satelitin e parë FGN-100-d1 të kompanisë Fergani Space dhe satelitë nga Plan-S, një nga kompanitë turke për teknologjinë hapësinore.

Read more ...


Kryediplomati i ri sirian paralajmëron vizitën e tij të parë në Turqi

Ministri i ri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani njoftoi se nesër do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Türkiye, raporton Anadolu. "Për të përfaqësuar Sirinë e Re, ne do të bëjmë vizitën tonë të parë zyrtare nesër në Republikën e Türkiyes", njoftoi Shaibani në një postim në X.

 

Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e madhe të Türkiyes për sirianët, duke thënë se Ankaraja "asnjëherë nuk e ka braktisur popullin sirian gjatë katërmbëdhjetë viteve të fundit".Në Türkiye ndodhen më shumë se tre milionë sirianë që u larguan nga lufta civile në 2011.

Read more ...


Grenlanda shprehet e gatshme të bashkëpunojë me Trump-in

Kryeministri i Grenlandës tha se vendi i tij është gati të rrisë bashkëpunimin me SHBA-në nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur Donald Trump, transmeton Anadolu. "Ne i kemi dyert e hapura në lidhje me minierat. Kështu do të jetë edhe në vitet e ardhshme. Ne duhet të tregtojmë me SHBA-në", tha Mute B. Egede për transmetuesin lokal KNR, duke shtuar: "Ne kemi filluar një dialog dhe kërkojmë mundësi për bashkëpunim me Trump-in". Egede pranoi se më shumë vende do të përpiqen të bashkëpunojnë me Grenlandën në vitet e ardhshme për shkak të pozicionit të saj të rëndësishëm gjeostrategjik.

Read more ...


“Administrata Biden na kërkonte të fshinim postimet rreth Covid dhe vaksinave”, deklarata e Mark Zuckerberg: Pasi i refuzuam …

Mark Zuckerberg ka thënë se administrata Biden telefononte vazhdimisht META-n për të censuruar postimet në Facebook. Mark Zuckerberg në podkastin e Joe Rogan tka deklaruar se administrata Biden telefononte punonjësit e tij dhe i’u “bërtiste dhe i mallkonte” për të hequr postimet me përmbajtjen e Covid dhe vaksinave. Ata donin që Meta të censuronte edhe disa postime satirike. Pasi refuzuan ata i’u qepën pas kompanisë së tij.

 

“Njerëz nga administrata Biden telefononin stafin tonë duke bërtitur dhe mallkuar. Këto dokumente janë tashmë publike. Nuk besoj të kemi incizuar telefonata por kemi emailet e dërguara dhe ato janë publikuar te gjitha. Dhe situata erdhi në pikën ku ne u thamë: “Ne nuk do të fshijmë gjëra që janë të vërteta. Kjo është qesharake”

Read more ...


A.rrestohet maskota në Turqi, tentoi të rr.ihte arbitrin

Ekipi i Basketbollit të Göztepe ka prezantuar maskotën e tij të re, K'ANKA, gjatë ndeshjes kundër Kocaeli Kağıtspor në Kategorinë e Dytë të Basketbollit të Turqisë. Ndeshja, që u zhvillua në Kompleksin Sportiv Atatürk në Bornova, u shoqërua me tensione. Gjatë ndeshjes, K'ANKA kishte një përplasje me gjyqtarin, shkruan A2 CNN.

 

Përpjekjet për të qetësuar situatën nga ana e policisë nuk kishin sukses, dhe K'ANKA u përfshi në një debat me ta. Si rezultat i ngjarjeve, maskota u arrestua dhe u mor në pyetje nga autoritetet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG