Indonezia do të blejë rreth 50 avione luftarakë nga Turqia
Turqia ka arritur një marrëveshje për të shitur 48 avionë luftarakë Indonezisë. Ky veprim bëhet në kuadër të përpjekjeve të Ankarasë për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes dhe për të rritur eksportet e pajisjeve ushtarake.
Marrëveshja për avionët e gjeneratës së pestë Kaan, që janë ende në fazën e zhvillimit, është një nga marrëveshjet ushtarake më të rëndësishme për Turqinë, siç theksoi Erdogan. Ai e cilësoi këtë si një tregues të qartë të përparimit dhe aftësive të industrisë së mbrojtjes turke, duke nënvizuar suksesin e zhvillimit të pajisjeve të avancuara të mbrojtjes brenda vendit.