“Qëndroni në shtëpi dhe mbani maska nëse jeni prekur nga gripi i ri”, ekspertët tregojnë pse janë rritur rastet në Kinën veriore: Simptomat që e shoqërojnë

Human metapneumovirus (HMPV) është një sëmundje respiratore që shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtin, por mund të rrisë rrezikun ose të çojë në komplikime më serioze si bronkiti ose pneumonia, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sistem imunitar të dobësuar.
Kjo sëmundje bën pjesë në të njëjtën familje si “virusi respirator sincitial (RSV)” dhe është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 në Holandë. Shpërthimet e saj janë të përqendruara gjatë stinës së ftohtë.