Lidhje


Zgjidhet misteri: U zhduk para 52 vitesh, gjendet shëndosh e mirë gruaja në Britani

Një grua që ishte zhdukur 52 vite më parë është gjetur gjallë dhe shëndosh, pasi policia publikoi një fotografi të turbullt si pjesë e një thirrjeje publike, duke zgjidhur një nga rastet më të gjata të personave të zhdukur në Britani, shkruajnë mediat britanike, transmeton Gazeta Metro.

 

Sheila Fox, tani 68 vjeç, u zhduk nga Coventry në vitin 1972 kur ishte 16 vjeçe. Në atë kohë, policia e West Midlands tha se ajo po jetonte me prindërit e saj dhe mund të kishte qenë në një lidhje me një burrë. Policia deklaroi se po e mbanin çështjen të hapur, duke besuar se ajo mund të ishte zhvendosur nga zona.. Të dielën, policia e West Midlands nisi një apel të ri për të ndihmuar në gjetjen e Fox, duke publikuar një fotografi të saj nga koha e zhdukjes në faqen e tyre të internetit dhe rrjetet sociale.

Read more ...


V.iktimat e t.orturës | Dokumentet e reja vërtetojnë v.dekjen e 450 civilëve nën t.ortura dhe kujdes të dobët shëndetësor në b.urgjet e regjimit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) ka marrë dokumente të reja që vërtetojnë vdekjen e 450 civilëve nën tortura brutale dhe kujdes të dobët shëndetësor në burgjet dhe qendrat e sigurisë të regjimit të mëparshëm.

 

Ato dokumente, të cilat janë gjetur në burgjet e regjimit dhe qendrat e sigurisë pas rënies së regjimit të Al-Asadit, mbeten dëshmi e pakundërshtueshme e praktikave të poshtra dhe krimeve të urryera të kryera nga ish-regjimi kundër popullit sirian dhe ofrojnë një motiv shtesë për të mbajtur përgjegjësi çdo person që kreu, ndihmoi dhe/ose nxiti krime dhe shkelje të tilla dhe t'i ndjekë penalisht kudo që ndodhen.

Read more ...


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së shprehin shqetësim rreth sulmeve i.zraelite ndaj spitaleve në Gaza

Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së shprehën shqetësimin për sulmet izraelite ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, raporton Anadolu. “Shënjestrimi i qëllimshëm i personelit mjekësor të spitaleve, pacientëve dhe të plagosurve, kundërshton çdo parim të ligjit humanitar dhe nuk ka asnjë justifikim”, tha Asim Iftikhar, i dërguari i Pakistanit në OKB, në takimin e Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Lindjen e Mesme. Takimi erdhi pas bastisjes së javës së kaluar në spitalin Kamal Adwan dhe arrestimit dhe ndalimit arbitrar të drejtorit të tij, Hussam Abu Safiya.

Read more ...


“Bomba” e re e Suella Braverman: Italia ndërtoi një mur në kufirin me Turqinë, e pashë vetë!

Deklaratat e fundit të ish-sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman, e famshme për qëndrimet e saj ekstreme kundër emigrantëve, po shkaktojnë diskutime.

 

“Italia ka forcuar kufijtë e saj. Ata ndërtuan një mur. Shkova për të parë atë mur. Ata ndërtuan një mur në kufirin tokësor midis Italisë dhe Turqisë. Ata kanë drone. Ata kanë mjete të blinduara. Ata kanë ushtarë. Numri i njerëzve që kalojnë kufirin ka rënë”, tha udhëheqësi i konservatorëve, duke folur në radion LBC. Braverman u bombardua me komente ironike në X dhe rrjete të tjera sociale.

Read more ...


Qeverisë i.zraelite i bëhet presion për të zbuluar vendndodhjen e doktorit Husam Ebu Safije, të a.rrestuar në Gaza

Një grup i të drejtave të njeriut ka paraqitur një peticion në gjykatën më të lartë të Izraelit duke kërkuar të dijë vendndodhjen e një drejtori të shquar spitali palestinez të ndaluar nga ushtria izraelite. Dr. Hussam Abu Safiya nuk është parë publikisht që kur u arrestua gjatë një bastisjeje izraelite javën e kaluar që mbylli Spitalin Kamal Adwan - institucioni i fundit shëndetësor i madh funksional në Gazën veriore.

 

Ish-të arrestuarit e liruar së fundmi i thanë CNN të hënën se Dr. Abu Safiya po mbahet së bashku me mjekë të tjerë nga spitali në Sde Teiman – një bazë ushtarake famëkeqe në shkretëtirën Negev të Izraeli, një objekt paraburgimi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG