Televizioni shtetëror iranian kërkon heqjen e WhatsApp nga telefonat, pretendohet për dërgim të dhënash në I.zrael
Televizioni shtetëror iranian i ka bërë thirrje publikut të vendit të heqë aplikacionin e mesazheve WhatsApp nga telefonat e tyre inteligjentë. Kanali shtetëror pretendoi, pa ofruar prova specifike, se aplikacioni mbledh informacione të përdoruesve për t’i dërguar ato në Izrael.
Në një deklaratë të menjëhershme, WhatsApp shprehu shqetësimin se “këto raportime të rreme do të jenë një justifikim që shërbimet tona të bllokohen në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to.”