Lidhje


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk voton rezolutën për krizën humanitare në Gaza

Nga 93 deputetë të regjistruar në sallën e Kuvendit, vetëm 16 kanë votuar pro rezolutës për ndihmë humanitare në Gaza, të propozuar nga deputetë të opozitës.

 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dështoi sot në një votim që në rend dite të vendoset një rezolutë për Rripin e Gazës, e cila bën thirrje për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në enklavën palestineze të shkatërruar nga sulmet izraelite.

 

Nga 93 deputetë të regjistruar në sallën e Kuvendit, vetëm 16 kanë votuar pro rezolutës për ndihmë humanitare në Gaza. Rezoluta u propozua nga deputetë të opozitës, ndërsa pro votuan edhe 5 deputetë të pushtetit.

 

Izraeli ka vrarë më shumë se 59.200 palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

 

Aktualisht, Gaza po përballet me një uri ekstreme, ndërsa organizatat kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut apelojnë për veprime urgjente për të mundësuar hyrjen e furnizimeve themelore për banorët e rajonit.

 


Brazili do t'i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Në një deklaratë, qeveria braziliane shprehu "indinjatë të thellë për episodet e përsëritura të dhunës kundër popullsisë civile në Shtetin e Palestinës, jo të kufizuara në Rripin e Gazës, por që shtrihen edhe në Bregun Perëndimor"  Brazili njoftoi të mërkurën se është në "fazën përfundimtare" të bashkimit zyrtar me padinë për gjenocid të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Në një deklaratë, qeveria braziliane shprehu "indinjatë të thellë për episodet e përsëritura të dhunës kundër popullsisë civile në Shtetin e Palestinës, jo të kufizuara në Rripin e Gazës, por që shtrihen edhe në Bregun Perëndimor".

Read more ...


A po e përdor Netaniahu sëmundjen si alibi për ti shpëtuar gjyqit për korrupsion ndaj tij?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij për korrupsion për shkak të një helmimi nga ushqimi.  Më herët ishte bërë e ditur se Netanyahu nuk do të merrte pjesë në mbledhjen javore të qeverisë, ndërsa sipas raportimit të Ynet, dëshmia e tij në procesin gjyqësor, e cila ishte planifikuar për nesër dhe të martën, është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore.

 

Gjykatësit kishin pranuar më 29 qershor të shtynin seancat për arsye diplomatike, pas një kërkese të paraqitur nga Netanyahu dhe të mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Read more ...


Franca, Britania dhe Japonia përshëndesin armëpushimin në Suwayda të Sirisë

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka shpallur një armëpushim në provincën jugore Suwayda, pas disa ditësh përleshjesh të përgjakshme mes grupeve druze dhe beduine, të cilat u përkeqësuan nga ndërhyrja ushtarake izraelite.

 

Shumë vende në mbarë botën kanë mirëpritur këtë njoftim, i cili vjen pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA për të shmangur sulme të mëtejshme izraelite.

Read more ...


Lideri druz në Liban kërkon ndërmjetësim arab e turk për paqe në Suwayda

Lideri shpirtëror i komunitetit druzë në Liban, Sheikh Sami Abil-Mona, ka kërkuar sponsorizim urgjent nga arabët dhe turqit të bisedimeve gjithëpërfshirëse brenda-siriane për të ndaluar dhunën në rritje në provincën jugore siriane Suwayda dhe për të ndaluar ndarjen e mëtejshëm të vendit.

 

Duke folur për Anadolu, Abil-Mona theksoi se dialogu është e “vetmja rrugë e qëndrueshme për të shmangur gjakderdhjen dhe përçarjen e mëtejshme” në Suwayda dhe në Siri në përgjithësi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG