Lidhje


Putin propozon armëpushim: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi dhe të njohë Krimenë

Sipas një raportimi të gazetës prestigjioze amerikane Wall Street Journal, Presidenti rus Vladimir Putin ka prezantuar një plan për t’i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë gjatë një takimi të mbajtur me të dërguarin amerikan, Steve Witkoff.

 

Në bazë të burimeve që citon Wall Street Journal, plani i propozuar nga Kremlini parashikon njohjen ndërkombëtare të kontrollit të plotë të Rusisë mbi rajonet e Donetskut dhe Luhanskut të njohura së bashku si Donbasi si dhe njohjen zyrtare të aneksimit të gadishullit të Krimesë, të pushtuar nga Moska që prej vitit 2014.

Read more ...


Lideri i opozitës turke i lidhur me automjetin në pronësi të një shefi të dyshuar të krimit

Dokumentet e publikuara së fundmi kanë zbuluar një lidhje të çuditshme midis kryetarit të Partisë Republikane Popullore (CHP) kryesore të opozitës, Özgür Özel, dhe Aziz İhsan Aktaş, një figurë kontraverse nën hetim për përfshirje të dyshuar në krimin e organizuar dhe korrupsionin brenda komunave të Stambollit të drejtuara nga CHP.

 

Sipas dokumenteve të publikuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit, Aktaş raportohet se i ka dhënë Özelit një automjet të blinduar luksoz për përdorim gjatë një periudhe 1.5-vjeçare. Automjeti, i pajisur posaçërisht me karakteristika rezistente ndaj bombave dhe me targë 34 AKT 500, thuhet se është përdorur nga lideri i CHP gjatë udhëtimit të tij në provincën juglindore të Diyarbakirit.

Read more ...


Libani miraton planin amerikan për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit

Qeveria e Libanit ka dhënë miratimin paraprak për një plan të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon çarmatosjen e plotë të grupit Hezbollah deri më 31 dhjetor 2025 dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga territori libanez. Lajmin e bëri të ditur ministri i Informacionit, Paul Morcos, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Bejrut.

 

Sipas Morcos, plani është miratuar vetëm në parim dhe pa u diskutuar në detaje, ndërsa theksoi se “ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sovranitetit kombëtar”.

Read more ...


Çështja “Epstein”, thirret në gjyq çifti Clinton! Zbulohet “strofulla e o.rgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar të vitit 2016. Shumica prej tyre ndanin kujtime nga darkat luksoze që ai organizonte rregullisht në rezidencën e tij në Manhattan. Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak dhe bashkëshortja e tij e përshkruan Epsteinin si një njeri me kuriozitet pa kufij, që dinte gjithçka për të gjithë. Manjati i medias Mortimer Zuckerman përmendi se darkat përfshinin ushqime që supozohej se përmirësonin performancën seksuale të Epstein. Regjisori Woody Allen i krahasoi ato me skena nga kështjella e Drakulës, megjithëse rezidenca 7-katëshe në fakt ishte një qendër ndikimi për të pasurit dhe të fuqishmit.

Read more ...


Uria që Izraeli imponon në Gaza kërcënon jetën e vajzës 6-vjeçare

Uria që Izraeli imponon në Rripin e Gazës vazhdon të kërcënojë jetët e fëmijëve palestinezë, raporton Anadolu.

Misk al-Medhun, një vajzë 6-vjeçare që jeton në lagjen Sheikh Radwan në qytetin e Gazës, po vuan nga atrofia cerebrale dhe kequshqyerja për shkak të urisë dhe ndodhet nën kërcënimin e jetës së saj.

 

Misk, e cila ka rënë deri në 4 kilogramë për shkak të kequshqyerjes, është në rrezik serioz për vdekje.

Që nga 7 tetori 2023, 147 persona, përfshirë 88 fëmijë, kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, ku Izraeli imponon uri.

 

– Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Pas armëpushimit në Rripin e Gazës që hyri në fuqi më 19 janar, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të ashpra në mëngjesin e 18 marsit. Të paktën 60.138 palestinezë janë vrarë dhe 146.269 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 18 marsi kur shkeli armëpushimin e deri më tani, në Gaza janë vrarë 8.970 persona dhe janë plagosur 34.228 të tjerë.

 

Është rritur në 1.239 numri i personave të vrarë dhe në 8.152 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.

XS
SM
MD
LG