Protestat e Tiranës ‘zgjojnë’ diasporën, shqiptarët në Berlin dhe Munich dalin në rrugë
Saturday, 06 June 2026 00:52
Teksa Tirana prej tre ditësh është ndezur nga protestat, jehona e tyre ka arritur edhe tek shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Sot do të mbahet protesta e katërt kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit dhe çështjeve të tjera urbane në kryeqytet, ndërsa paralelisht shqiptarët në Berlin dhe Munich kanë organizuar tubime përpara Ambasadës shqiptare.
Në Berlin, protesta u parashiku të fillojë në orën 18:30, ndërsa qytetarët në Munich dolën gjithashtu në rrugë për të shprehur solidaritet me lëvizjen qytetare në Shqipëri.