Lidhje


Lideri musliman gjerman: Sulmet ndaj xhamive dhe besimtarëve cenojnë Kushtetutën

Sulmet ndaj myslimanëve apo xhamive synojnë gjithashtu demokracinë e vendit, Kushtetutën dhe “vlerat tona”, tha një udhëheqës mysliman në Gjermani. Islamofobia dhe armiqësia ndaj myslimanëve për fat të keq janë bërë diçka që shihet si "e pranueshme" në shoqëri, tha për  Abdassamad El Yazidi, kryetar i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani.
 

Asnjë fe nuk është etiketuar më negativisht në parlamentin gjerman sesa Islami, tha ai.

Read more ...


Bosnia drejt ndarjes? Republika Sërpska miraton draftin kushtetues që e përcakton shtet më vete

Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska ka miratuar një draft të kushtetutës, e cila synon ta shpallë shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës. Me Kushtetutën e re, liderët e Republikës Sërpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, të krijojë ushtrinë e tij dhe të shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy entitetet e tjera përbërëse

 

Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit. Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Read more ...


"Dorëzohet" Trump?! Shtyhen tarifat për një muaj për Kanadanë dhe Meksikën, ja mallrat që nuk do të taksohen

residenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të vonuar me një muaj tarifat mbi produktet nga Meksika dhe Kanadaja, të mbuluara nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë USMCA. Ky vendim vjen pas një bisede me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, dhe negociatave me zyrtarët kanadezë.

 

“Pasi fola me presidenten Claudia Sheinbaum, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA”, shkroi Trump në Truth Social. Ai shtoi se vonesa ishte një akt respekti ndaj Sheinbaum dhe se të dyja vendet po punojnë së bashku për çështjet e kufirit dhe trafikut të fentanilit.

Read more ...


Erion Veliaj nga qelia: Faturën time do e paguajë Republika, taksapaguesit

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia mbrëmjen e sotme për Euronews Albania, ku ka vazhduar sulmet ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani.

I pyetur nëse a ka komunikuar me Ramën, Veliaj e mohoi duke shtuar se është në izolim. Ai hodhi akuza drejt prokurorit Dado, se prej dy javësh nuk i ka miratuar asnjë takim, edhe pse në media janë publikuar lajmet se Veliajt i është miratuar leja për të takuar jo vetëm avokatët, por edhe familjarët, po ashtu të zhvillojë edhe takime pune me punonjlsit e Bashkisë.

Read more ...


Trump heq dorë nga Ukraina, Putin shfrytëzon situatën dhe sulmon pamshirshëm

Rusia ka kryer një sulm të ashpër ndaj Ukrainës të shtunën, duke vrarë të paktën 14 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Dy raketa balistike goditën qendrën e Dobropillias, në rajonin lindor të Donetskut, duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë pesëkatëshe.

 

Sipas autoriteteve ukrainase, një tjetër sulm u lëshua mbi të njëjtën zonë ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqeshin të shpëtonin të mbijetuarit. Në këtë sulm humbën jetën 11 civilë dhe u plagosën të paktën 30 persona, mes tyre pesë fëmijë. Ndërkohë, tre persona të tjerë humbën jetën dhe shtatë u plagosën nga një sulm me dron në qytetin Bohodukhiv, në rajonin e Kharkivit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG