Katari: Armëpushimi në Gaza do të fillojë në orën 6:30 (GMT) të dielën

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit ka njoftuar se marrëveshja e armëpushimit për Rripin e Gazës do të hyjë në fuqi në orën 08:30 me orën lokale (06:30 GMT), të dielën, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i ministrisë, Majed Al-Ansari, konfirmoi zhvillimin në rrjetet sociale."Siç u koordinua nga palët në marrëveshje dhe ndërmjetësit, armëpushimi në Rripin e Gazës do të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit të së dielës, 19 janar, sipas kohës lokale në Gaza", tha Al-Ansari.