Lidhje


Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, Edan Alexander, pengun e fundit amerikan të gjallë në Gaza, përpara lirimit të përcaktuar të tij

Hamasi ia dorëzoi Kryqit të Kuq Edan Alexander, pengun e fundit amerikan të gjallë në Gaza, përpara lirimit të tij në Izrael të hënën, sipas një deklarate nga grupi militant dhe ushtria izraelite.

 

Hamasi njoftoi të dielën në mbrëmje se kishte rënë dakord të lironte Alexander-in, 21 vjeç, pas disa ditësh bisedimesh me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një përpjekjeje për të arritur një armëpushim dhe për të rifilluar rrjedhën e ndihmës humanitare në Gaza.

Read more ...


Një rezultat që nuk shpjegohet, PS fiton me 82% te paraburgimi i Elbasanit

Në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), Partia Socialiste ka dominuar me 107 vota, që përbëjnë 82%, duke konfirmuar një mbështetje masive edhe në këtë segment të elektoratit

 

PD ka marrë vetëm 19 vota, ose 14% të totalit të votave të vlefshme. 6 vota kanë shkuar për parti të tjera, ndërsa janë regjistruar 10 vota të pavlefshme. Tradicionalisht, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetet perëndimore, në përgjithësi të burgosurit apo të paraburgosurit votojnë për opozitën. Një rezultat që nuk mund të shpjegohet.

Read more ...


Ervin Salianji “rilind” në burg: Ish-deputeti mbjell flokët gjatë vuajtjes së dënimit

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji u arrestua në shtator të vitit 2024, pas shpalljes fajtor nga Gjykata e Apelit për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me dosjen “Babale”.

 

Por sot, ka tërhequr vëmendjen sot pas një daljeje publike të papritur nga burgu i Fierit, ku po vuan dënimin. Fotot e fundit tregojnë se Salianji ka rilindur pas një ndryshimi të dukshëm në pamjen e tij. Qartazi duket se ish-deputeti ka kryer mbjellje flokësh.

Read more ...


Kërcënoi qytetarët “do t’u marr zvarrë”, procedohet penalisht Flamur Noka

Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është proceduar penalisht në gjendje të lirë, i akuzuar për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

 

Sipas policisë, procedimi ndaj Nokës nisi pas një kallëzimi të bërë nga dy shtetas, Xh. A., 29-vjeç dhe M. D., 33-vjeç, të cilët e kanë akuzuar atë se i ka penguar dhe kanosur gjatë ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Read more ...


Sonda sovjetike pritet të hyjë në atmosferën e Tokës nesër, a është Shqipëria në zonën e rrezikut?

Një pjesë e një anijeje kozmike sovjetike e nisur që në vitin 1972 pritet të hyjë në atmosferën e Tokës ditën e nesërme, më 10 maj. Bëhet fjalë për sondën Kosmos 482, e cila ishte dërguar nga Bashkimi Sovjetik drejt Venusit, por për shkak të një defekti, ajo mbeti në orbitën e Tokës për më shumë se 50 vite.

 

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), hyrja e saj në atmosferë parashikohet të ndodhë rreth orës 07:49 të mëngjesit me orën lokale të Shqipërisë, me një marzh gabimi prej ±4 orë e 26 minuta, pra, çdo moment mes orës 03:23 dhe 12:15 të paradites së nesërme, sipas orës lokale në Shqipëri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG