Lidhje


“Makina ishte në Tiranë, gjoba në Tepelenë” - Rrugorja reagon pas denoncimit të qytetarit: Ishe me shpejtësi, hajde të të japim pamjet

“Po na vendosin gjoba pa qenë fare në ato vende” - Ky ka qenë pretendimi i një qytetari i cili një ditë më parë denoncoi publikisht se është gjobitur nga Rrugorja në Tepelenë, ndërkohë që automjeti i tij rezultonte në një tjetër vend nga ai që ishte shënuar në fletën e gjobës.

 

Pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia:“Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor "Tepelenë-Krahës" në vendin e quajtur "Lapidari", Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip "Volksëagen Tiguan", duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të rregjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do ti vendos në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Më herët qytetari denoncoi se është gjobitur në vlerën 1000 lekë, me pretendimin se mjeti i tij ka kryer shkelje në qytetin e Tepelenës, më datë 26 gusht 2025, ora 22:07. Ndërkohë, nga të dhënat e siguruara nga GPS-i i makinës, rezultoi se automjeti në atë moment ndodhej në kryeqytet.

 

Reagimi i plotë i Policisë:

 

Në lidhje me një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas pretendon se në datën 26.08.2025, në orën 22:07, i është vendosur masë administrative në qytetin e Tepelenë, ndërkoh automjeti i tij në këtë orë ndodhej në Tiranë, ju informojmë se:     

 

Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor "Tepelenë-Krahës" në vendin e quajtur "Lapidari", Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip "Volksëagen Tiguan", duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të rregjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do ti vendos në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falenderon qytetarët dhe median për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri./gazetatema

XS
SM
MD
LG