Trokitën në derën e gabuar, shakaja për TikTok përfundon në tragjedi: 18-vjeçari vritet nga pronari i shtëpisë!
Një shaka në TikTok e ideuar nga tre adoleshentë ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi një prej tyre është qëlluar për vdekje nga një pronar shtëpie në SHBA. Policia konfirmoi këtë javë se 18-vjeçari Michael Bosworth Jr. ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë, në orët e para të mëngjesit të 3 majit, në shtetin e Virxhinias.
Rreth orës 3:00 të mëngjesit, autoritetet e qarkut Spotsylvania morën një telefonatë për një hyrje të dyshuar me forcë në një banesë, ku ishin dëgjuar të shtëna.