Lidhje


I ra skela në kokë, gruaja e Bledi Shkëmbit i kërkon milionat në gjyq “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos

Rrëzimi i një skele hekuri nga pallati në ndërtim i firmës “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, ka çuar në dyert e gjykatës së Tiranës, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin.

 

Një nga dy të plagosurit, Imelda Shkëmbi, e cila mbeti e dëmtuar teksa ecte në trotuar tek pallati që ndërtonte firma e Lilos i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj detyrimin e kompanisë “Arlis Ndërtim”, të paguajë financiarisht shkaktimin e dëmit, të ndodhur në Janar 2024.

Read more ...


Brunei heq vizat për shtetasit e Kosovës

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajzisë, njoftoi të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani njoftoi se – gjatë vizitës së saj shtetërore në Brunei, e ka nënshkruar një marrëveshje bashkë me sulltanin dhe kryeministrin e Bruneit, Sultan Haji Hassanal Bolkiah, për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve.

 

“Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike”, tha Osmani.

Read more ...


Grupi i të drejtave të njeriut paraqet një padi për k.rime l.ufte kundër ushtarit i.zraelit për v.rasjen e një fëmije nga Gaza

Një grup i të drejtave të njeriut ka paraqitur një padi për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër një komandanti izraelit për vrasjen e një fëmije 6-vjeçar palestinez në Rripin e Gazës. Më 29 janar 2024, një makinë që mbante Hind Rajab, 6 vjeç, dhe gjashtë anëtarë të familjes së saj u godit nga zjarri i tankeve izraelite në Qytetin e Gazës, duke i vrarë ata menjëherë. Fëmija i vogël mbeti duke rrjedhur gjak pranë makinës së goditur për tre orë derisa dha frymën e fundit pasi ndihmësit mjekësorë nuk ia arritën ta mbrinin atë për shkak të zjarrit intensiv izraelit.

Read more ...


Plagosja e 5 personave në Laç, arrestohen dy autorët! Sherri nisi pas përplasjes së dy automjeteve!

Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjeza.

 

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.

Read more ...


I.zraeli bombardon periferinë e pallatit të presidentit sirian në Damask vetëm pak pasi kreu i Druzve akuzoi Shaaran

Izraeli ka realizuar një sulm ajror në zonën përreth Pallatit Presidencial në Damask, pasi udhëheqësi shpirtëror i komunitetit Druz, i cili gëzon mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë izraelite, akuzoi presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, për “gjenocid”.   Pak orë më vonë, ushtria izraelite njoftoi përmes Telegram-it se “avionë luftarakë goditën periferi të pallatit presidencial në Damask”.

 

“Kjo është një mesazh i qartë për regjimin sirian. Nuk do të lejojmë që forca siriane të dislokohen në jug të Damaskut dhe nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj komunitetit Druz,” thanë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz, në një deklaratë të përbashkët, sipas Times of Israel.

Read more ...

XS
SM
MD
LG