Lidhje


Rrihet turisti Suedez në Manastir, menduan se është shqiptar nga bluza që mbante

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze është dhunuar nga disa të rinj në qytetin e Manastirit, në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ndodhi të enjten, rreth orës 19:50, në zonën qendrore të qytetit, në “Rrugën e Gjerë”. Disa djem rreth të 20-ave e ndaluan dhe e goditën me mjete të forta turistin që kishte shkuar të kalonte disa çaste relaksi.

 

Sipas raportimeve, sherri nisi për një arsye banale, pasi i riu suedez kishte veshur një bluzë me simbole shqiptare. Agresorët dyshuan se ai ishte shqiptar dhe e sulmuan duke i kërkuar t’ia hiqte bluzën.

 

Ngjarja është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, e cila njoftoi se po punon për identifikimin e autorëve. “Po kryhen verifikime dhe po merren masa për identifikimin e personave të përfshirë”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

 

Rasti ka hapur debate për trajtimin dhe mikpritjen e shqiptarëve në Manastir, duke sjellë reagime dhe kritika të shumta në rrjetet sociale./joq

XS
SM
MD
LG