Zbulohen prapaskenat, ja e si e përzuri Trump presidentin Zelensky nga Zyra Ovale

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe delegacioni i tij u larguan nga Shtëpia e Bardhë me urdhër të presidentit Trump. Korespondentja kryesore e CNN për Shtëpinë e Bardhë, Kaitlan Collins, thotë se ishte vendimi i Trump për të përfunduar bisedimet pas shkëmbimeve në Zyrën Ovale.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha: “Trump vendosi që Zelensky ‘nuk ishte në gjendje të negocionte’” dhe “urdhëroi Sekretarin Rubio dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të përcillnin mesazhin: ishte koha që Zelensky të largohej.”