Lidhje


Lapsus apo....?/Trump: Gaza ka qenë nën rrethim për shumë e shumë vite dhe është turp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump, tha se gjëra "shumë të këqija" po ndodhin në Rripin e Gazës dhe se do të shohë se çfarë mund të bëjë për rajonin. Gaza ka qenë nën rrethim për shumë e shumë vite dhe është turp. Shumë njerëz po vdesin në Gaza... Do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha Trump.

 

Presidenti amerikan njoftoi gjatë fluturimit të Air Force One se së shpejti do të presë në Uashington kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do të diskutojë me të situatën në Lindjen e Mesme.

Read more ...


Gjermania: I.zraeli të ndalë operacionet ushtarake në Siri

Gjermania i bëri thirrje Izraelit që të distancohet nga operacionet ushtarake në Siri, transmeton Anadolu. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Amelie Tittel në një deklaratë në Berlin kërkoi që Izraeli të ndalë sulmet e tij kundër Sirisë.

 

"I bëjmë thirrje Izraelit të distancohet nga këto operacione ushtarake, për sa kohë që nuk dihet se në çfarë mase janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar këto masa ushtarake të Izraelit", deklaroi Tittel.

Read more ...


Netanyahu në Budapest, Hungaria njofton largimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës

Hungaria ka vendosur që vendi të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), tha qeveria të enjten, menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.

 
“Qeveria do të nisë procedurën e tërheqjes të enjten, në përputhje me kuadrin ligjor kushtetues dhe ndërkombëtar,” tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Read more ...


Injoroi urdhër-arrestin për Netanjahun, GJNP kritikon vendimin e Hungarisë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka kritikuar vendimin e Hungarisë për të kundërshtuar urdhrin e saj të arrestit për kryeministrin izraelit Netanyahu për krime lufte në Gaza. Hungaria mund të tërhiqet nga GJNP (ICC) këtë javë pasi kryeministri izraelit pritet të nis një vizitë katër-ditore të enjten.

 

Zëdhënësi i gjykatës, Fadi El Abdallah, tha se nuk u takon palëve në ICC “të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme drejtësinë e vendimeve ligjore të Gjykatës”. Shtetet pjesëmarrëse kanë detyrimin të zbatojnë vendimet e gjykatës, shtoi El Ebdallah.

Read more ...


GJKKO urdhëron SPAK: Regjistroni kallëzim penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Një tjetër kandidate për deputete e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama futet nën hetim nga SPAK. Kjo për shkak se Gjykata e Posaçme ka marrë vendim duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal ndaj deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

 

Ishte eurodeputeti Fredi Beleri që bëri kallëzim ndaj tyre në SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në Himarë. Në momentin që SPAK mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe bashkë me disa të tjerë e dërgoi në gjyq, u lanë mënjanë Xhaçka dhe bashkëshorti i saj. Ndaj Beleri bëri një kallëzim të ri ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të SPAK me të cilin njoftohej mosfillimi i procedimit penal “ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG