Lidhje


“Izraeli nuk do të ekzistojë më”/ Trump: Jam i vetmi që mund të parandaloj Luftën e Tretë Botërore

Donald Trump, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, në zgjedhjet e 5 nëntorit, tha se Izraeli është “i dënuar” nëse zv.presidentja Kamala Harris zgjidhet si Presidente e SHBA.“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, Izraeli, me partneren Kamala Harris në krye të Shteteve të Bashkuara, është i dënuar. Izraeli është i dënuar. Izraeli do të zhduket. Në një vit, dy vjet. Izraeli nuk do të ekzistojë më”, u tha Trump mbështetësve në Wisconsin.Kandidati republikan pretendoi se ai është “i vetmi” që mund t’i japë fund kaosit në Lindjen e Mesme dhe të parandalojë Luftën e Tretë Botërore.

Read more ...


Erdogan bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se vendet islamike duhet ta themelojnë një aleancë kundër asaj që ai e cilësoi si “kërcënim në rritje” nga Izraeli për “të okupuar territore”.

 
 
Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikano-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten.

Read more ...


U ndërprenë dy dekadave më parë për shkak të çmimeve marramendëse, pritet rikthimi i fluturimeve me avionë supersonikë

A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet sërish një realitet i përditshëm? Një aeroplan për udhëtimin e pasagjerëve i kompanisë amerikane Boom Supersonic mund të arrijë një ditë të zëvendësojë aeroplanin supersonik Concorde, që u tërhoq nga tregu.Aeroplani Concorde bëri fluturimin e tij të fundit në nëntor 2003. Ky avion për udhëtimin e pasagjerëve ishte një revolucion për aviacionin, duke e përshkuar distancën mes dy anëve të Atlantikut me shpejtësi dy herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe duke e përgjysmuar kohën e udhëtimit krahasuar me avionët e tjerë të linjave ajrore.

Read more ...


Nuk është më një teori konspiracioni, "ata" dëgjojnë atë që themi përmes telefonit, laptopit ose pjistjeve të tjera teknologjike

Informacioni tronditës sugjeron që telefoni juaj me të vërtetë po "dëgjon" bisedat tuaja. Miliona njerëz e kanë dyshuar prej kohësh, por tani një informacion konfidencial sugjeron se me të vërtetë "dikush" po na dëgjon nëpërmjet telefonave tanë. Një prezantim virzual nga një prej partnerëve të supozuar të marketingut të Facebook duket se detajon se si firma përgjon bisedat e përdoruesve për të krijuar reklama të orientuara. Cox Media Group (CMG) pretendon se softueri i tij 'Active-Listening' -"Dëgjimi aktiv" përdor AI për të mbledhur dhe analizuar 'të dhënat në kohë reale' duke dëgjuar atë që thoni përmes telefonit, laptopit ose mikrofonit të ndihmës shtëpiake.'Reklamuesit. mund t'i çiftojë këto të dhëna zanore me të dhëna personale për të synuar konsumatorët në treg", thuhet në këtë informacion. 

Read more ...


Shpërthen Murrizi:“4 këlyshë Sorosi drejtues qarqesh në PD”

"Heshtja e ka vrarë opozitën dhe PD-në." Kështu deklaroi në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN, Myslim Murrizi, një ditë pas debateve të forta brenda Këshillit Kombëtar demokrat. Sipas tij vetëm servilët mendojnë që duhet të jesh në sinkron me atë që thotë lideri.“Kanë patur përplasje por nuk janë përjashtuar, unë Isha i vetmi i përjashtua dhe jam bashkuar në prill të 2022. Erdhi PD tek unë jo unë te PD. Nuk do të shkoja kurrë në Këshill Kombëtar nëse nuk do të bëhej rezoluta e 30 prillit që nuk do të braktisë zgjedhjet e djegë mandatet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG