Lidhje


Një popull në delir!/Pronari në Zharrëz të Fierit linte luanin lëshuar dhe lidhte qenin

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar dy ditë më parë në Zharrëz të Fierit, ku një banor mbante një luan në oborrin e shtëpisë. Luani kafshoi në qafë një person i cili u fut në oborr ta përkëdhelte dhe videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

 

Në një video të fundit që po qarkullon, duket se pronari linte të lirë luanin, ndërsa qenin e mbante të lidhur me zinxhir.

 

Sipas raportimeve paraprake, luani mbahej pa asnjë masë sigurie, duke përbërë një rrezik të drejtpërdrejtë për komunitetin përreth. Nga ana tjetër, qeni që jeton në të njëjtin ambient, ishte i lidhur, në një paradoks që ka shkaktuar indinjatë dhe humor njëkohësisht./joq

XS
SM
MD
LG