Rusia: Izraeli po kryen "ndëshkim kolektiv" në Gaza

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se lufta e Izraelit kundër Rripit të Gazës është e barabartë me "dënimin kolektiv", derisa numri i të vdekurve që nga 7 tetori në enklavën e rrethuar bregdetare ka arritur afër 40 mijë, raporton Anadolu.
Duke folur me gazetarët në selinë e OKB-së në New York, Lavrov dënoi sulmin ndërkufitar të 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit, duke theksuar se Kremlini e ka bërë këtë vazhdimisht që nga sulmi.Por Lavrov pohoi se lufta hakmarrëse e Izraelit ka kaluar kufirin dhe tani është një formë "ndëshkimi kolektiv" për 2,3 milionë palestinezët e territorit.