Tre ngjarje të f.rikshme në 24 orë/ Deshton Policia e Prodës dhe shokëve të tij, Eltonit, Erjonit dhe Elidonit
Teksa po bëhen rreth 3 muaj nga emërimi i Ilir Prodës në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sërish nuk vihet re asnjë ndryshim në organizatën e uniformave blu dhe siguria në vend mbetet në pikën më të ulët të saj. Ngjarjet e shumta kriminale nuk kanë munguar as në 24 orëshin e fundit, ku tre prej më të rëndave kanë ndodhur në Korçë, në Tiranë dhe në Vlorë.