Hungaria ndalon ngjarjet publike të komunitetit LGBTQ+

Amendamenti, i cili kërkonte dy të tretat e votave, kaloi sipas linjave partiake me 140 vota pro dhe 21 kundër. Ai u propozua nga koalicioni qeverisës Fidesz-KDNP i udhëhequr nga kryeministri Viktor Orbán.
Përpara votimit – hapi i fundit për amendamentin – politikanët e opozitës dhe protestuesit e tjerë u përpoqën të bllokonin hyrjen në një garazh parkimi të parlamentit. Policia largoi fizikisht demonstruesit, të cilët kishin përdorur zinxhirë për t’u lidhur.
Amendamenti deklaron se të drejtat e fëmijëve për zhvillim moral, fizik dhe shpirtëror zëvendësojnë çdo të drejtë tjetër përveç të drejtës për jetë, duke përfshirë atë për t’u mbledhur në mënyrë paqësore. Legjislacioni i diskutueshëm i Hungarisë për “mbrojtjen e fëmijëve” ndalon “përshkrimin ose promovimin” e homoseksualitetit tek të miturit nën moshën 18 vjeç./panorama