SHBA-të i kërkojnë Evropës llogari: Çfarë garancish jepni për Ukrainën dhe si do të reagoni nëse s.ulmoheni nga Rusia
SHBA-të u kanë kërkuar vendeve evropiane të përcaktojnë se cilat garanci sigurie janë të gatshme t’i japin Ukrainës, për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme paqeje dhe se si duhet të reagojnë aleatët nëse ndonjë trupë që ata vendosin sulmohet nga Rusia.
Administrata Trump po kërkon detaje se si aleatët evropianë mund të kontribuojnë në garancitë për Kievin dhe të pengojnë Moskën në të ardhmen, sipas dokumenteve të parë nga Bloomberg News. SHBA-të gjithashtu duan të dinë se sa të gatshëm janë aleatët e saj evropianë për të ofruar trupa si pjesë e çdo zgjidhjeje paqeje, çfarë mbështetjeje amerikane besojnë se kërkohet për ta mundësuar atë dhe çfarë mund të bëjnë tani për të forcuar pozicionin negociues të Kievit.