V.desin disa fëmijë nga i ftohti ekstrem në Gaza, I.zraeli kufizon hyrjen e ndihmave
Tre fëmijë humbën jetën për shkak të ftohtit ekstrem në Rripin e Gazës, ku Izraeli kufizoi hyrjen e ndihmave pavarësisht armëpushimit. Pavarësisht armëpushimit të arritur pas më shumë se 15 muajsh sulme izraelite, moti i ftohtë në Gaza, ku ka probleme me strehimin dhe ngrohjen për shkak të kufizimit të ndihmave, po shton vuajtjet e banorëve të rajonit. Sipas lajmit të Agjencisë zyrtare të lajmeve palestineze, WAFA, të bazuar në burimet shëndetësore, 3 fëmijë në Gaza humbën jetën për shkak të motit të ftohtë ekstrem.