Lidhje


Çmenduri! 17-vjeçari vret prindërit, pasi nuk i dhanë para për të vrarë Donald Trump

Nikita Casap, një 17-vjeçar amerikan, i cili akuzohet për vrasjen e nënës dhe njerkut të tij, dyshohet se ishte përfshirë në një komplot për të rrëzuar qeverinë amerikane.

 

Në telefonin e adoleshentit kishte materiale të lidhura me një grup neo-nazist dhe sipas FBI-së i riu vrau prindërit e tij sepse ata nuk i dhanë para për të vrarë Donald Trump.

 

Sipas asaj që u zbulua nga FBI dhe u raportua nga mediat amerikane, Nikita Casap nga Wisconsin, veproi si pjesë e një komploti për të vrarë Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

 

Ai i mori jetën nënës së tij. Tatiana Casap (35 vjeç) dhe njerkut 51-vjeçar, Donald Mayer, të cilët u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre më 28 shkurt.

 

Një urdhër kërkimi i deklasifikuar së fundmi pretendon se telefoni i të dyshuarit përmbante materiale në lidhje me një grup neo-nazist të quajtur “Urdhri i Nëntë Engjëjve” të frymëzuar nga Adolf Hitleri. Sipas dokumentit të gjykatës, hetuesit zbuluan gjithashtu shkrime antisemitiste në të cilat i pandehuri dyshohet se detajonte planet e tij për të vrarë presidentin amerikan si pjesë e një qëllimi më të gjerë për të përmbysur qeverinë.

 

Akuza e vrasjes me dashje

 

Prindërit e djalit u gjetën të vdekur gjatë një vizite nga autoritetet lokale në shtëpinë e tyre në Waukesha, afër Milwaukee, pasi 17-vjeçari kishte munguar në shkollë për dy javë. Mayer dhe Casap vdiqën nga plagët me armë zjarri. 17-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe shtatë akuza të tjera, duke përfshirë fshehjen e një kufome dhe vjedhje identiteti.

 

Plani i sulmit dhe arratisjes

 

Vrasja e dyfishtë, sipas hetuesve, “duket se është shkaktuar nga një përpjekje për të përfituar mjetet financiare dhe autonominë e nevojshme për të realizuar planin e tij”.

 

Autoritetet thanë se adoleshenti kishte blerë një dron dhe material shpërthyes për t’i përdorur në një sulm dhe po planifikonte të ikte në Ukrainë./gazetashqip

 

 

XS
SM
MD
LG