"Nuk ka uri në Gaza" Trump presion Netanjahut: Duhet të merrni një vendim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se Jerusalemi kishte ndonjë rol në mungesat e përhapura të ndihmës atje. Trump, i cili ndodhet në një vizitë katër-ditore në Skoci, u pyet nga një gazetar në lidhje me imazhet që kanë dalë nga Gaza të fëmijëve të uritur, të cilat ai tha se i mendonte “të tmerrshme”.
"Dua të them, ata janë të shkatërruar. Dhe unë thashë, kur e ulni në një numër të caktuar, nuk do të jeni në gjendje të bëni një marrëveshje me Hamasin, sepse sapo t'i dorëzojnë, atëherë ata mendojnë se ky do të jetë fundi i tyre. Dhe ajo që thashë është plotësisht e vërtetë. E dini, ata patën një diskutim rutinë ditën tjetër dhe papritmas u ngurtësuan. Ata nuk duan t'i kthejnë. Dhe kështu Izraeli do të duhet të marrë një vendim", deklaroi presidenti i SHBA-së Donald Trump.