Danimarka kundërshton me vendosmëri interesin e SHBA-së për të blerë Grenlandën

Danimarka hodhi poshtë pa mëdyshje idenë e shitjes së Grenlandës, duke pohuar se ishulli i përket popullit të saj dhe nuk mund të trajtohet si një mall për shitje, transmeton Anadolu.
Ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen theksoi se një transaksion i tillë është ligjërisht dhe politikisht i pamundur."Kjo është e dukshme jo vetëm nga Akti i Vetëqeverisjes, por edhe nga e drejta ndërkombëtare. Nuk mund të shesësh thjesht një territor, që i përket një epoke të shkuar", tha Rasmussen.