Lidhje


Humbjet ekonomike nga zjarret në Kaliforni mund të arrijnë 57 miliardë dollarë

Dëmet totale dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga zjarret pyjore që përhapen për shkak të erërave të forta në shtetin e Kalifornisë në SHBA pritet të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë, transmeton Anadolu. “AccuWeather” i cili ofron shërbim global për parashikimin e motit, ka publikuar vlerësimet e tij paraprake lidhur me koston ekonomike të zjarreve në Kaliforni.

 

Sipas kësaj, dëmet totale dhe humbjet ekonomike nga zjarret në Kaliforni mund të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë.Zjarret pyjore shpërthyen në qytetin Los Angeles të Kalifornisë të martën në mbrëmje si pasojë e erërave të forta të kombinuara me kushtet e motit të thatë.

Read more ...


Sipas gazetës së afërt me Netanyahun, I.zraeli është i shqetësuar nga veprimet e Turqisë në Siri

Gazeta "Israel Hayom", e njohur për afërsinë e saj me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ka shkruar se administrata e Tel Avivit është e shqetësuar për veprimet e Türkiyes në Siri, transmeton Anadolu.

 

Në lajmin e gazetës pretendohet se pas rënies së regjimit 61-vjeçar Baath, "Türkiye po përpiqet ta kthejë Sirinë në një shtet satelit duke zëvendësuar Rusinë dhe Iranin" dhe se kjo "është bërë një burim shqetësimi në rritje" për zyrtarët izraelitë.

Read more ...


Facebook dhe Insta ndryshojnë politikat: Do lejojmë që personat LGBTQ të quhen të sëmurë mendorë

META, kompania gjigante e teknologjisë që zotëron Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Threads, ka bërë ndryshime të rëndësishme në politikën e saj për sjelljet, duke hequr disa kufizime.



Sipas ndryshimeve, përdoruesit tashmë do të lejohen të quajnë anëtarët e komunitetit LGBTQ+ "të sëmurë mendorë".Në një video të publikuar nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, u deklarua se kompania po heq kufizimet që janë "jashtë realitetit të diskursit popullor". Ai shtoi se deklaratat për çrregullim mendor bazuar në orientimin seksual apo identitetin gjinor do të lejohen.

Read more ...


Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën s’do të realizohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se bota “nuk duhet të humbë shumë kohë” me atë që është duke e thënë presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, rreth Grenlandës. Trumpi e bëri të qartë përsëri këtë javë se dëshiron që territori gjysmautonom i Danimarkës të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara dhe tha se nuk e hedh poshtë as mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për ta arritur këtë. “Neve na nevojitet Grenlanda për qëllime të sigurisë kombëtare”, tha Trump.

Read more ...


Qarkullimi i makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku tha se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende evropiane. Ajo përmendi Athinën, e cila e aplikon prej 35 vitesh dhe ka dhënë efekt pozitiv duke reduktuar trafikun me 50 për qind.

 

Balluku: Është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021, jo e kemi vetëm në fuqi, por edhe e kemi aplikuar. Gjatë muajit gusht ne krijuam fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga fundjava duke nisur nga e  premtja deri të hënën në mëngjes. E kemi hedhur për konsultim duke shtuar disa elementë të tjerë lidhur me kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG