Farage njofton drekë me Ramën dhe provokon: Mund të mbush avionin me kriminelë dhe ti sjell!

Nigel Farage nga partia Reform UK ka zbuluar planet për drekën me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Dreka pritet të mbahet në vendin tonë, pas disa javësh, sipas fjalimit që Farage mbajti përpara anëtarëve të partisë që drejton.
Dreka pritet që të mbahet pas ftesës që Rama i bëri Farage pak kohë më parë. Por gjatë fjalës së tij, Farage ka bërë një provokim, duke thënë se rrugës për në Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë.
“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t'i ndalojmë anijet dhe do t'i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën", u shpreh Farage./tpz