Lidhje


Skandal në Drejtësi/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, “Piranjat” publikojnë dokumentin. Gila duhej të ishte në burg

Këtë të hënë Shkodra u trondit nga një atentat me breshëri plumbash pranë Bashkisë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Autori i dyshuar, Ragip Gila i kësaj ngjarje vrau Armando Palin dhe Liridon Krajën, teksa la të plagosur Erogen Vaso Brajoviç dhe kamarjeren e lokalit.

 

Ragip Gila nuk është aspak i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2023 ai ishte arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi në banesën e tij u zbulua një bazë e pajisur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale.

 

Policia kishte ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit (atëherë) Ragip Gila, ku u gjetën dhe sekuestruan 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, një kokore metalike, një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu, u kap dhe një sasi e lëndës narkotike që dyshohet të ketë qenë kanabis.

 

Gila atëherë u procedua për disa vepra penale, përfshirë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Por si u la i lirë një person me një dosje të tillë?

 

Nga një dokument që piranjat.al kanë zbuluar rezulton se Ragip Gila u lirua nga gjyqtari Albert Keraj, i cili gjashtë muaj më parë urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg të Gilës./Piranjat.al

XS
SM
MD
LG