Të gjithë bashkë për të shpëtuar një jetë: Blerim Gjata, 34 vjeç nga Berati babai i dy vajzave të mitura është i sëmurë me tumor ,ka nevojë për ndihmë

"Përshëndetje fansa të Berati TV .Kërkoj ndihmën e të gjithë shqiptarëve për t’i ardhur në ndihmë Blerim Gjata,i cili duhet t’i nënshtrohet për herë të tretë një operacioni pasi vuan nga tumori i zorrës së trashë".
Operacioni i Blerimit kushton 12 mijë euro dhe këto para duhen mbledhur para ditës së shtunë. Familja e tij ndodhet në vështirësi ekonomike pasi ai ka dy vajza të vogla 2 dhe 8 vjece dhe nuk mund të punojë për ti siguruar këto të ardhura.