Lidhje


Rama: Aksioni i shembjes do vijojë gjatë gjithë mandatit

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë nisjes së aksionit për lirimin e hapësirave publike nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qeveria atje ka përgatitur një paketë të re me masa ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

 

Gjatë prezantimit të paketës, Rama tha se paketa e re nuk është e përkryer, por do të krijojë instrumente për ta mbrojtur hapësirën publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, aksioni i nisur gjatë verës do të vijojë gjatë gjithë mandatit të katërt.

Read more ...


Nga Javier Bardem te Mark Ruffalo, rreth 1500 artistë bojkotojnë institucionet i.zraelite të filmit

Rreth 1,500 aktorë, regjisorë dhe profesionistë ndërkombëtarë të filmit, përfshirë Olivia Colman, Javier Bardem dhe Mark Ruffalo, kanë paralajmëruar ndërprerje bashkëpunimi me institucionet izraelite të filmit “të përfshira në gjenocid” në Rripin e Gazës.

 

Kjo thuhet në një letër të botuar në gazetën britanike The Guardian. “Në këtë moment krize, kur shumë nga qeveritë tona po e mundësojnë masakrën në Gaza, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur kësaj bashkëfajësie”, thuhet në apel, të nënshkruar edhe nga aktoret Ayo Edebiri, Cynthia Nixon dhe Tilda Swinton; aktorët Gael García Bernal, Josh O’Connor dhe Riz Ahmed dhe regjisorët Yorgos Lanthimos, Adam McKay dhe Aki Kaurismaki.

Read more ...


"Burimet nga Hamasi njoftuan se udhëheqësit e tij shpëtuan nga atentati i I.zraelit"

Sipas televizionit Al Jazeera me seli në Katar, burime të Hamasit njoftuan se udhëheqësit e tyre kanë shpëtuar nga atentati i Izraelit, transmeton Anadolu. Al Jazeera në lajmin e saj të cilin e bazon mbi burime të Hamasit, raportoi se Izraeli shënjestroi qendrën ku udhëheqja e Hamasit kryen takime në Doha.

 

"Delegacioni i udhëheqjes së Hamasit, i udhëhequr nga Dr. Khalil al-Hayyah, i mbijetoi sulmit" thuhet në lajm. Në lajmin ku transmetohet se delegacioni i Hamasit po zhvillonte takim, thuhet se "Delegacioni i Hamasit u shënjestrua me një sulm ajror izraelit ndërsa takohej për të diskutuar propozimin e fundit të (Presidentit të SHBA-së Donald) Trump".

Read more ...


Skandali me Spanjën dhe qindra komente të shqiptarëve, federata i dërgon letër UEFA-s: Kërkojmë reagim të menjëhershëm

Kosova U-21 do të presë sot Spanjën U-21 në orën 19:00. Sfida në stadiumin “Fadil Vokrri” është e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Spanja duket se ka provokuar me publikimin e posterit të ndeshjes. “Iberikët” e quajnë Territori i Kosovës duke bërë që shqiptarët të vërshojnë me komente të shumta.

 

Për këtë rast ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës. Presidenti Agim Ademi i ka dërguar letër zyrtare UEFA-s ku kërkon reagim të menjëhershëm.

Read more ...


SI SOT/ Spektakël në sallë, pazar në prapaskenë! Ndarja e miliardave mes PD dhe PS

Tre vite më parë, JOQ publikoi një ndër rastet ku opozita dhe pushteti u kapën në disa më shumë shqiptare të mundshme, bënte një pjesë të mirë të lartë, ndërsa vëllai ka tendera miliardash nga qeveria.

 

Ish-kryebashkiaku demokrat Agron Kapllanaj, ndërsa shfaqej si kritik i zjarrtë i Edi Ramës krah Bashës, pa asnjë problem shihte kompaninë e vëllait të tij, “Shkëlqimi 07”, të fitonte kontratë 2.2 miliardë lekëshe nga FSHZH dhe Dritan Agolli.

Read more ...

XS
SM
MD
LG