Lidhje


Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse

Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025. Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

 

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Read more ...


“Shqipëria po mbron një shtet që v.ret fëmijë” – Andi Bushati shpërthen ndaj qeverisë: “Qëndrim ekstremist pro-I.zrael, po bëheni më katolikë se Papa!”

Një përballje e ashpër është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, si dhe për situatën humanitare në Gaza.

 

Bushati kritikoi ashpër qeverinë shqiptare për qëndrimin “ekstremist pro-Izrael”, duke e akuzuar se po mbyll sytë ndaj shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare nga ana e shtetit hebre. “Po shohim një holokaust të dytë. Izraeli po kryen akte që vetë izraelitët i quajnë genocid. Shqipëria po mbron sulmet preventive ndaj Iranit, që janë të ndaluara nga Karta e OKB-së dhe Protokolli i Gjenevës. Po bëhemi më katolikë se Papa,” – tha Bushati.

Read more ...


Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Në vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë, duke qenë pas vetëm Maqedonisë së Veriut.  Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të qeverisjes socialiste në pushtet, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri ishin sa 68 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thoshte se ushqimet në Shqipëri kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së. Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë dhe vitin e kaluar, për herë të parë çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri, kaluan mesataren e Bashkimit Europian.

Read more ...


Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024-ën

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.

 

Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.

Read more ...


Shqiptarët të zhytyr në varfëri! Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit personal dhe produkteve për fëmijë në rrjetin e supermarketeve “Penny” në Gjermani me ato në Shqipëri nxjerr në pah disbalanca të forta. Të dhënat krahasuese treguan se çmimet në Gjermani janë mesatarisht 25.6% më të lira se në Shqipëri për 52 artikujt e përfshirë në tabelë (përjashtohen frutat dhe perimet e freskëta). Produktet për fëmijë dhe detergjentët shiten në marketet tona me çmime dyfish më të larta. Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG