Lidhje


Në Perandorinë Osmane kishte shkolla shqiptare! Kush e manipuloi historinë?

Nga Samuel Laze 

 

Realizmi socialist, eliminimin e vetëdijes kombëtare  e projektoi duke deformuar tri elementët kryesorë identitet-formues: religjionin, historinë dhe letërsinë. Në vitet ’90 kur komunizmi (emri shkencor: socializmi) u detyrua të lëshojë pé, filloi gradualisht pikësëpari rimëkëmbja e religjionit, edhe pse për të nxjerrë sërish pengesa aplikuan planin B duke shpikur disa pseudo-klerikë të cilët kërkojnë ta minojnë nga brenda këtë institucion. Gjithashtu, pavarësisht se jo në nivelin e duhur ka nisur edhe çmontimi i menteshave të manipulimit të historisë, të cilat janë mbërthyer me kujdes milimetrik nga ustallarët e regjimit. Ndërsa elementi më jetim dhe i lënë në harresë mbetet letërsia. Shumë mund të mendojnë se goditja më e madhe e privimit nga liria e besimit ishte prishja e objekteve të kultit, por në fakt gjëma më e madhe padyshim që është eliminimi me një atentat të posaçëm i terminologjisë islame nga fjalori i gjuhës shqipe. Mirëpo, fatkeqësisht edhe spektri më konservator i shoqërisë shqiptare sot, ose nga padija ose nga komplekset apo neglizhenca, nuk tregon ndjeshmërinë e duhur në këtë aspekt.

Read more ...


Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.

 

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.

Read more ...


Hyrja e heshtur e investimeve i.zraelite

Prej vitesh mund të perceptohet qartë një rritje e bashkëpunimit shtetëror mes Shqipërisë dhe Izraelit. Rritja e bashkëpunimit dëshmohet nga kontaktet më të shpeshta në nivel shtetëror, të shoqëruara me disa marrëveshje bashkëpunimi dhe me projekte konkrete të përbashkëta.

 

Së fundmi, interesi izraelit po bëhet më i prekshëm edhe në sektorin privat, me nisma investimi në sektorin financiar, në pasuritë e paluajtshme apo në sektorin e industrisë së lidhur me sigurinë.

Read more ...


Ofensiva e re në Gaza vetëm sa do e thellojë izolimin e I.zraelit

Udhëheqësit e Izraelit, kanë frikë se po merr fund mbështetja e SHBA-së për luftën e tyre...

 

“The Economist”

 

Mbrëmjen e 15 shtatorit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit ( IDF) nisën sulmin e tyre të ri ndaj qytetit të Gazës. “Izraeli ndodhet para një momenti vendimtar” - deklaroi të nesërmen kryeministri Benjami Netanjahu. Nën mbulesën e sulmeve ajrore dhe zjarrit të artilerisë, dy divizione u zhvendosën drejt lagjeve qendrore të qytetit.

Read more ...


Tragjedi biblike: ta okupojnë atdheun pastaj atë e ndajnë mes veti si plaçkë lufte!

Nga: Kim Mehmeti
 
 
 
 
Sipas mediave, Ministri izraelit i Financave ka thënë se ai është në bisedime me amerikanët si ta ndajë Gazën në enklava bregdetare pas luftës. Duke shtuar se shembjen, fazën e parë, e kanë kryer e tani duhet nisur ndërtimi?! Tingëllon e frikshme, por pa dyshim se është e vërtetë: jetojmë në kohë kur i papenguar, më i forti ta grabit atdheun dhe pastaj, duke e trajtuar atë si plaçkë lufte, e shet apo e ndan me miqtë e vetë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG