Jeffrey Sachs: Ndalojeni Netanyahun përpara se të na vrasë të gjithëve

Jeffrey D. Sachs
Shumë shpejt mund të jemi dëshmitarë të përballjes së fuqive bërthamore, duke e shtyrë botën drejt shkatërrimit bërthamor. Për gati 30 vjet, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka provokuar luftë dhe shkatërrim në Lindjen e mesme. Ky njeri është një fuçi baruti që pjell dhunë. Gjatë të gjitha luftërave që ka sponsorizuar, Netanyahu [për të cilin ka një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale] gjithmonë ka ëndërruar për më të madhen: të mposhtë dhe përmbysë qeverinë iraniane. Nëse Netanyahu nuk ndalet, lufta e tij e shumëpritur, e sapo nisur, mund të na zhysë të gjithëve në një Armagedon bërthamor.