Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit! Në janar, 3 mln të papunë

Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit. Por në janar 2025 në Gjermani u shënua numri më i lartë i të papunëve në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë.
Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. në ndërtim, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015.