Lidhje


Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë, pas aktit të rëndë djali e hedh nga shkallët, bie në pranga 40-vjeçari

Burrë e grua kanë humbur jetën këtë mëngjes në fshatin Shalës të Konispolit. Rreth orës 07:00 gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe.Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes shtetasit Klement Islami ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read more ...


Nuk ndalen 'spastrimet' në Ministrinë e Financave! Shkarkohet Sekretarja e Përgjithshme! Kërkohet dorëheqja e këshilltarit

Vetëm pak ditë pas shkarkimit nga Ministria e Financave të drejtorit të Politikës Fiskale Niko Lera, ‘spastrimet’ në ministri nuk kanë të ndalur.Burime për Report TV konfirmojnë që është shkarkuar nga detyra edhe Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Risena Xhaja, që e mbante këtë detyrë prej marsit të vitit të shkuar. Xhaja erdhi në ministri duke zëvendësuar Arlind Gjokutaj që aktualisht është në në ndjekje penale.Po ashtu burime konfirmojnë që i është kërkuar dorëheqja edhe këshilltarit Rudolf Papa për çështjet juridike, i cili punon në ministri që kur institucioni drejtohej nga Anila Denaj.

Read more ...


Vodhi 5 mln lekë nga xhiroja ditore e 6 karburanteve, vihet në pranga menaxheri

Një 55-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia, pasi ka grabitur xhiron ditore të 6 karburanteve që kishte nën menaxhim. Mësohet se shuma e vjedhur kap vlerën e 5 milion e 400 mijë lekëve të vjetra.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grid”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit S. Zh., 55 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore), duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ky shtetas.”- njofton policia.

Read more ...


Këta janë dy të rinjtë që grabitën shoferin e taksisë në Durrës nën efektin e narkotikëve

Dy të rinjtë që shihni në foto, janë autorët e grabitjes së një taksisti në zonën plazhit në Durrës, tashmë të zbardhur nga policia. Bëhet fjalë për taksinë që shihni në këto pamje, e cila rreth orës 1 pas mesnatës së të shtunës ra pre e vjedhjes nga çifti i të rinjve.Këta të fundit hipën normalisht në taksi në lagjen 13, tek rrethrrotullimi “ILIRIA” në zonën e plazhit e më pas 26-vjeçari Agron Braha kërcënoi taksistin me thikë ndërsa Viola Bodlli, 29 vjeç i mori atij xhiron ditore.Pasi kryen me shpejtësi vjedhjen, dy të rinjtë u larguan në këmbë.

Read more ...


Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, gazetari zbardh detaje: U përplas nga një JetSki, autori njohje me pushtetarët

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj për mes një postimi në llogarinë e tijë “Facebook” ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e nje 38-vjeçari në Ksamil. Policia në njoftimin në lidhje me ngjarjen raportoi se viktima ka humbur jetë pasi ka pësuar arrest kardiak gjatë lundrimin me kanoe. Në lidhje me këto raportime Vezaj nga publikuar një version tjetër duke u shprehur se policia po fsheh vrasjen e pushuesit nga një “JetSku”.Sipas tij drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, gjë e cila ndodhi edhe sot. Ai shtoi se policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte kaluar “atak kardiak”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG