Lidhje


Plani i Motivimit të Administratës: Fleksibilitet në orarin e punës, në qershor hyn në fuqi rritja e rrogave!

Qeveria ka prezantuar sot planin e Motivimit të Administratës Publike, që përfshin rritjen e pagave në qershor të 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performances së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në Administratë dhe trajtimin e punonjësve.Pikat kryesore të planit të motivimit janë shpalosur nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

 

1.Fleksibiliteti i orareve në punë

Read more ...


Sapo çoi fëmijën në kopsht, avokatit të Berishës iu bë pritë dhe e qëlluan me levë

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, u dhunua mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.Burime bëjnë me dije se tre persona i bënë pritë avokatit duke e goditur me levë në kokë dhe në trup.Si pasojë e goditjeve, avokati ka fraktura në kokë dhe në trup dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital në gjendje të qëndrueshme.Mëngjesi u dhunua rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, menjëherë pasi kishte çuar fëmijën në një kopsht aty pranë.

Read more ...


“Izraeli donte pastrim etnik”, ngre tonet Redi Shehu: Hamasi veç justifikim

Analisti Redi Shehu ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për sulmin e ndodhur ditën të dielën në Rafah në një kamp, nga ku humbën jetën 45 palestinezë, mes tyre gra e fëmijë.

 
Sipas analistit Izraeli ka kryer masakra, ndonëse jo me bomba edhe para ekzistencës së Hamasit duke tentuar ta dehumanizojë popullin palestinez.

Read more ...


Maji i zi për punëtorët! 5 persona humbin jetën në punë, 3 prej tyre janë 20 vjeçarë

Mund të quhet Maji i zi, ky i 2024 . 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.

 

1 - Emiliano Frroku 28-vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin të Lezhës. I riu gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates

Read more ...


Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit në krah

Mediat greke janë pushtuar nga lajmet për fushatën e zgjedhjeve për parlamentin europian më 9 qershor. Gazeta “Protothema” vëren se kryeministri Kyriakos Mitsotakis po mban gjithnjë e më shpesh në krah të tij, Petro Belerin, djalin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

 

Ky i fundit është kandidat në listën e partisë Nea Demokratia për një vend në Parlamentin Europian. Mitsotakis ka mbajtur takime në qytetin e Artës dhe Agrinios.

Read more ...

XS
SM
MD
LG