Lidhje


Mediat greke për Ballukun:Punonte si pastruese në Greqi

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull ngritjes në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të saj, siç është rasti i Evis Berberit.Në këtë artikull Newsbomb.gr përmendet dhe arrestimin e krahut të djathtë të Belinda Ballukut, kreun e ARRSH-së, Evis Berberin, i cili dyshohet si i përfshirë në ‘korrupsion’ dhe në ‘pastrimin e parave’. Gjithashtu media greke ngre pikëpyetje për ngjitjen e Belinda Ballukut si numri dy i qeverisë dhe personi që drejton çështjet e Infrastrukturës në Shqipëri, ndërkohë që i kujton se kjo e fundit ka qenë një ndihmës shtëpiake në shtetin helen.

Read more ...


Ç’ndodhi brenda SPAK/ A kanë mbaruar punë prokurorët me Veliajn?

E marta kur Erion Veliaj u paraqit për herë të parë publikisht në SPAK me sa duket nuk do të jetë as e fundit kur ai kapërcen pragun e kësaj godine. Me gjithë shtatë orët e kaluara atje, palët në deklaratat që bënë pas marrjes në pyetje, theksuan se do të kenë edhe takime të tjera. Vetë Veliaj kur doli përpara gazetarëve pohoi se “bashkëpunimi do të vazhdojë”.  Burime të brendëshme i thanë Lapsi.al se tre janë çështjet kryesore që i kanë interesuar prokurorëve. Së pari ata kanë pyetur lidhur me hipotezën që Veliaj e ka mohuar shpeshehrë në publik, se me anë të shkresave dërguar për ministrat e financave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, ai ka qenë ose jo nismëtari i ngritjes së inceneratorit të Tiranës. Por prokurorët kanë gjetur provat shkresore.

Read more ...


“Dhunonte ekonomikisht burrin e saj”, avokatja tregon rastin: Gruaja më solli video

Avokatja Eranda Gjonaj ishte mëngjesin e kësaj të hëne e ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth dhunës që ushtrohet ndaj burrave.

 

Ajo tha se shpesh këta janë më pak të guximshëm për të denconcuar dhunën që mudn të pësojnë nga partneret e tyre pasi mund të bihen pre e bullizmit apo e etiketimeve të ndryshme. Avokatja shpjegoi se burrat shpesh përjetojnë dhunë psikologjike dhe ekonomike dhe për këtë të fundit tregoi një rast që kishte shkuar në zyrën e saj:

Read more ...


Përlotet i dënuari që nuk e priti asnjë familjar: Jetë e re, por shumë e vështirë

Këtë 24 prill, nisi dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, ku përfituan lirinë 780 të burgosur. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, solli një rast mjaft të veçantë të një të dënuari në burgun e Drenovës në Korçë.

 
Berti, fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi rushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.

Read more ...


SPAK po vazhdon të gërmojë në bashkinë e Tiranës/ Çfarë do të gjejë vallë?

Tre drejtorët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës me sa duket nuk i kanë mbyllur llogaritë e SPAK me këtë institucion. Hetimet në kalënë e Lali Erit vazhdojnë dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ketë zhvillime të reja. Midis njerëzve të rëndësishëm të këtij institucioni, përpos të arrestuarve janë edhe tre persona të tjerë të cilëve prokuroria u ka marrë pasaportat në mënyrë që mos lëvizin jashtë vendit.

 

Pra, përveçse Mariglen Qatos, Taulant Tushës edhe Redi Mollës, të tre tashmë në burg, si për dosjen e skandalit 5D po ashtu edhe për atë të inceneratorëve, rrethi pritet të zgjerohet. Emrat e rinj mësohet se kanë të bëjnë me një kontratë të lidhur për depozitimin e dherave tek landfilli i Tiranës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG