Lidhje


Ish-gjyqtari belg ngre alarmin: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

 

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me mafien shqiptare dhe pastrimin e parave në vendin tonë. Gjatë një interviste për mediat belge, Claise u shpreh se mafia po i pastron paratë duke përdorur hotelet në Shqipëri.

 

Po ashtu, ai tha se mafia po pastron paratë në prona të patundshme në Marok. Ish-gjyqtari Claise është bërë një nga figurat më të njohura në vendin e tij në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

 

Para disa kohësh, ai tha se mafia shqiptare në Belgjikë është bërë po kaq e fuqishme sa mafia marokene, e cila ka dominuar për shumë vite. Ndërkohë që në një tjetër intervistë, ai deklaroi se mafia shqiptare po shkatërron bregdetin e bukur të Shqipërisë.

 

“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion,” shkruante ai.

 

Claise ka publikuar një libër për mafien shqiptare, ndërsa thotë se e ka hetuar vetë këtë mafie dhe e njeh fuqinë e saj.

XS
SM
MD
LG