Lidhje


U denoncua për ngacmim se*sual, lirohet nga qelia kirurgu në Korçë

 

Gjykata e Korçës ka vendosur të lirojë nga qelia mjekun Nikolla Nunka, i cili ishte arrestuar pak ditë më parë pas një denoncimi për ngacmim seksual nga një 21-vjeçare.

 

Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata caktoi për mjekun masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, e cila kishte vlerësuar se ekzistonin dyshime të arsyeshme për veprën penale, por kërkoi një masë më të butë për shkak të rrethanave të çështjes.

 

Gjatë seancës, mjeku ka mohuar akuzat ndaj tij, një qëndrim që e ka mbajtur edhe gjatë marrjes në pyetje në polici.

 

Më herët, bëhet e ditur se ai ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në ambientet e policisë, duke përfunduar edhe në spital.

XS
SM
MD
LG