Lidhje


Francesco Becchetti: Dua 135 mln euro që Italia do i japë Shqipërisë për emigrantët

Në emisionin “Report” të RAI 3 u trajtua mbrëmjen e kësaj të diele marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. Në emision u ngrit shqetësimi se një pjesë e parave që Italia do të japë për ngritjen e qendrave të emigrantëve mund të shkojnë në xhepat e Francesco Becchetti, sipërmarrësit që themeloi Agon Channel dhe që më pas u mbyll.

 

“Shqipëria u dënua nga gjykatat e Arbitrazhit me 135 milionë euro dëmshpërblim për biznesmenin italian, por nuk ka ndërmend ta paguajë. Dhe për këtë arsye ai ka vendosur të sekuestrojë në mënyrë parandaluese një pjesë të fondeve të destinuara për qeverinë e Tiranës” – thuhej në investigim.

Read more ...


Rrëfimi i trishtë i Naimes: E shëtis djalin larg dyqanit, s’i blej dot çfarë kërkon

Naimja 48 vjeç, e cila ka probleme të mëdha me këmbët dhe jeton me bashkëshortin e saj 70 vjeç, shprehet e mërzitur për djalin e tyre 7-vjeçar.Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ajo rrëfen se detyrohet të mos kalojë afër dyqaneve se nuk i blen dot fëmijës çfarë ai kërkon.Shqetësimi i Naimes sot është që djali të ketë sa më shpejt një shtëpi të tijën, pasi Myrtezai tashmë është 70 vjeç kurse vet ajo është e pamundur fizikisht, që të mund t’ja sigurojnë diçka të tillë

Read more ...


7 ditë i zhdukur/ Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin, hetohet edhe largimi jashtë Shqipërisë! Gjyshi e kunati 'mbyllen' në qeli

Kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit që humbi gjurmët në Durrës vijojnë ende. Për fatin e të voglit nuk ka asnjë detaj, ndërsa rezulton i zhdukur që prej 7 ditësh, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij në zonën e ish-kënetës në Durrës.

 

Që prej 16 prillit kur nëna Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit, fotot e 3-vjeçarit janë dërguar në të gjitha pikat e kalimit kufitar, bëjnë me dije burime në policinë e Durrësit. Policia i ka sinjalizuar të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, ajror dhe detar, duke u dhënë të dhënat e fëmijës, familjarëve, si edhe veshjet e detaje të tjera që mund të çojnë në identifikimin e të miturit.

Read more ...


Gjykata rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin! Ish-kryeminisri dhe dhëndri i tij mbeten në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.

 

Ish-kryeministri dhe Malltezi kishin kërkuar të dy rrëzimin e vendimit të GJKKO që i la ata në arrest shtëpie, por kjo kërkesë është rrëzuar.

Read more ...


U zhvillua në Korçë, nën bashkorganizimin e Fondacionit ALSAR, simpoziumi kushtuar dy personaliteteve të shquara shqiptare në Perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahorit dhe Koçi Beut

Në qytetin e Korçës u mbajt këtë të enjte, më 18 prill, simpoziumi me temë, “Dy personalitete të shquara shqiptare në Perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahori dhe Koçi Bej”.

 

Me një aktivitet të vazhdueshëm kulturor, Fondacioni ALSAR e organizoi simpoziumin në bashkëpunim me Universitetin e Stambollit, Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, Shtëpinë Botuese Logos-A, me qendër në Shkup, dhe Shoqatën e Vakëfeve në Korçë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG