Lidhje


1 në 3 banesa blihet nga të huaj, agjensitë imobiliari: Kërkesë e lartë për qira, por pak prona

Gati 1 në 3 shtëpi që shitet në Shqipëri po blihet nga pronarë të huaj, sipas një raporti të bankës së Shqipërisë. Çmimet e konsideruara të larta për shqiptarët, sipas ekspertëve  ndërkohë kanë ndikuar në rritjen e qirave.

 

Rritja e kërkesës në kushtet e mungesës së pronave, rriti çmimet e shtëpive me qira, kryesisht në kryeqytet, sipas agjentëve imobiliarë.Eksperti Mateo Spaho e lidh këtë fenomen me çmimin e lartë të pronave në shitje!Ndërkohë balanca e kërkesës dhe ofertës në shit-blerje, sipas agjentëve të pronave solli qëndrueshmëri të çmimeve.

Read more ...


Si ishin fshehur në furgonin me targa angleze 7 pako me k*kainë në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka zbardhur detajet e operacionit "Pakot", në sajë të të cilit u sekuestruan 7 pako me kokainë me peshë 7.3 kg dhe në pranga ranë dy persona, përkatësisht Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, djem tezesh, njëri prej tyre shoferi i furgonit. Nga pamjet duket se kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë, poshtë sediljes së shoferit. 

 

Njoftimi i policisë: 

Read more ...


A nuk duhet që policëve ti bëhet testi psikologjik para se të punësohen?/ Vetëvrasja e polices në Tiranë, arrestohet i dashuri i 21-vjeçares. Ja për çfarë dyshohet

Një punonjëse policie pranë Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aldorjana loshi, ka vrarë veten dje në shtëpinë e saj në rrethana të panjohura, të cilat ende nuk dihen.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë policia ka arrestuar të dashurin e punonjwses së Policisë, A. Loshi.

Loshi dyshohet se ka shtyrë të renë për të marrë aktin e rëndë.

Read more ...


Popullsia/ Në jug dominojnë të moshuarit, por veriu po zbrazet shpejt

Në qarqet e Jugut numri i lindjeve për 1000 banorë është shumë më i ulët se në ato të Veriut, një e dhënë që tregon se popullsia në këtë rajon është më e plakur.Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në vitin 2023 qarku më numrin më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ishte Vlora me 5.7 lindje, e ndjekur nga Korça me 6.3, Fieri me 6.9 dhe Gjirokastra me 7.1 lindje për 1000 banorë.Në anën tjetër Dibra ishte qarku me numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë, në 9.6 të tillë, e ndjekur nga Kukësi me 9.3, Lezha me 8,8 dhe Tirana me 8.8.

Read more ...


Përgjegjësi i IKMT ndërtonte vetë pa leje në Ksamil, nis gjyqi

Gjykata e Sarandës ka pranuar pak ditë më parë kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti për dërgimin në gjyq të cështjes në ngarkim të ish Përgjegjësit të IKMT Sarandë, Julian Preni 40 vjec, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

 

Hetimi nisi pas një telefonate anonime në Komisiariatin e Sarandës në 29 prill 2020, ku një person denoncoi se në 28 shkurt të atij viti, përgjegjësi i IKMT Sarandë, Julian Preni kishte marrë ryshfet 6000 euro nga një biznes në Ksamil për të mos prishur disa mure të ndërtuara pa leje. Veprimet hetimore i kreu SPAK, duke marrë në pyetje disa persona, kqyrur telefonat celularë apo duke kryer përgjime dhe deri edhe kontroll banese të Julian Prenit. Duke mos gjetur elementë të veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK ka shpallur moskopetencë duke e transferuar dosjen në Prokurorinë e Sarandës për “shpërdorim detyre”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG