Lidhje


Aktakuza e SPAK: Si Jamarbëri e Argita blenë tokë me çmim të lirë dhe ia shitën shtrenjtë Damir Fazlliçit

Marrëdhënia e Argita Malltezit me Damir Fazlliç është një nga pikat e akuzës së SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të cilët janë marrë zyrtarisht të pandehur. Sali Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash. Në dokumentin e akuzës prej 500 faqesh, SPAK ka analizuar të gjitha marrëdhëniet e biznesit të Jamarbër dhe Argita Malltezit, transaksionet për pasuritë e paluajtshme, ndërsa një kapitull analizohen marrëdhëniet e tyre të biznesit me Damir Fazllic.

Read more ...


Tirana qelbet.....Veliaj përpiqet të kamuflojë katastrofën ambientale në të cilën gjendet Tirana

Siç e kemi raportuar prej kohësh Tirana është duke u qelbur nga era e rëndë e mbeturinave, të cilat kanë muaj që nuk pastrohen.Ditë pas dite publikojmë pamje nga lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe zonave përrreth, që tregojnë gjendjen alarmante se si mbeturinat përveç se kanë mbushur kazanët, kanë dalë edhe në rrugë duke përhapur erën e rëndë dhe rrezikun për sëmundje infektive. Astiri, Fresku, Alliasi, Lapraka, Pediatria janë vetëm disa nga zonat që nëse bën një xhiro do të gjesh mbeturina në rrugë në çdo kohë të ditës.

Read more ...


Mbahet sërish protestë para Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të "denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës" dhe me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, raporton Anadolu.

 

Protesta e 25-të është organizuar nga partitë opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe Partia e Lirisë (PL), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me pjesëmarrjen e dhjetëra qytetarëve, si dhe aktivistëve.

Read more ...


Shoferi i furgonave vret shoferin tjetër me grusht pas debatit për një pasagjer

Pas një jave në spital, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, ka ndërruar jetë 52-vjeçari Dedush Gjoni. Ai kishte pësuar lëndime të rënda më 5 shtator të këtij viti, pas një konflikti fizik me shoferin e një furgoni tjetër, Cen Sela, në qytetin e Shkodrës.
 
 
Sipas raportimeve, konflikti mes dy shoferëve nisi për një pasagjer pranë terminalit të furgonave në lagjen ‘Vojo Kushi’. Situata përshkallëzoi shpejt, dhe Dedush Gjoni u godit me grushte nga Cen Sela. Gjoni, që ishte shofer furgoni për pasagjerë, u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Read more ...


Shkodër/ Nusja rreh me bastun vjehrrën, djali e mban të mbyllur në shtëpi

Ditën e djeshme, një rast i rëndë dhune në familje u bë publik në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare, u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe. Policia e Shkodrës, bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop. 82-vjeçarja e cila u dhunua nga nusja e djalit, u gjet nga fqinjët e gjakosur të cilët më pas e kanë dërguar në spital.

 

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG