Lidhje


Kërkon on line punë në një call center por merr propozim për..../Si kamuflohet prostitucioni në vendin tonë!

Call center-at janë një ndër opsionet kryesore për të punësuar të rinjtë në vendin tonë. Përgjithësisht studentët, por edhe ata që njohin një gjuhë të huaj punësohen në këto qendra telefonike që paguajnë mirë, pavarësisht lodhjes që kanë. Një punë të tillë ka kërkuar edhe një vajzë nga Tirana, e cila kishte nevojë për një punë të dytë. Pasi ka parë një njoftim në rrjetet sociale për punë në një Call Center që paguante mirë, e reja ka vendosur t’i shkruajë vajzës që kishte postuar njoftimin.Por vajza e cila ka dërguar denoncimin e saj pranë redaksisë së JOQ, është shokuar nga përgjigjja që ka marrë, sepse në fakt nuk bëhej fjalë për një call center si ato që jemi mësuar të dëgjojmë.

Read more ...


Banka Botërore në Shqipëri bën deklaratën e fortë: 14% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, shumë të tjerë pranë këtij kufiri

Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka zbuluar shifrat e varfërisë në vendin tonë. “Gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, pra kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar”, tha Salinas në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shqipëri. 

 

Një pjesë tjetër e konsiderueshme jeton në kufirin e varfërisë. Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune’, shtoi ai.

Read more ...


Shet apartamente me cilësi të ulët dhe çmime të fryra!/Fatmir Bektashi, biznesmeni afër familjes Berisha, akuzohet për "korrupsion aktiv" dhe "pastrim parash"

Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani". SPAK i ka komunikuar atij akuzat për "korrupsion aktiv" dhe "pastrim parash", duke e marrë në përgjegjësi penale. Shoqëria ndërtuese "Kontakt", e administruar nga Bektashi, është e njohur për cilësinë e dobët të ndërtimit dhe çmimet e larta të apartamenteve, dhe ka qenë subjekt i denoncimeve të shumta për këto praktika.
Të favorizuar nga qarkullimi i parasë informale, kryesisht e lidhur me aktivitetet e drogës, "Kontakt" shet apartamente me cilësi të ulët dhe çmime të fryra që nuk përputhen me vlerën reale të pasurive.

Read more ...


E frikshme në një market në Tiranë, një grua e panjohur merr në krahë një fëmijë të mitur dhe tenton të largohet

Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur në një market në Tiranë, ku një grua ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet.Menjëherë pas saj ka shkuar një grua (që mendohet se është nëna e fëmijës) që ndodhej në të njëjtin ambient dhe e ka marrë sërish, duke u kthyer në market.

 

Policia bën me dije se shtetasi E. D., 34 vjeç, ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Read more ...


Fenomeni TikTok dhe niveli i ulët që promovon/Tapë në timon, live në TikTok i sekuestrojnë makinën super luksoze

25 persona janë arrestuar dhe proceduar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike. Disa prej tyre janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe një nën efektin e lëndëve narkotike Po ashtu gjatë kësaj jave janë vendosur 7,889 gjoba: Përfshirë 261 për tejkalim shpejtësie, 189 për përdorim celulari, 472 për mosvendosje rripi sigurimi dhe 5,724 për parkim të gabuar.

Read more ...

XS
SM
MD
LG