Gonxhe, thirrje të rinjve të punojnë në shtet: Ka vende të lira, por s'pranojnë se kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar paraditen e sotme aktivitetin “Panairi i Punës”. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhe ka thënë se duhet një reformë për pensionet. “Ne do të bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje. Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivator i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin një vendim për të punuar apo ajo.