Djali i Gramoz Ruçit merr 50 mijë m² buzë detit me firmën e Armando Subashit
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përfituar një sipërfaqe gjigante toke buzë detit Adriatik, në zonën e Topojës, Fier, për ndërtimin e një parku fotovoltaik, me firmën personale të kryebashkiakut Armando Subashi, dikur vartës politik i vetë Ruçit.
Sipas dokumenteve zyrtare, Ledian Ruçi, përmes kompanisë së tij “SLR Albania” sh.p.k., ka marrë në përdorim 50.000 metra katrorë tokë ranishte në zonën kadastrale nr. 3358, me kontratë qiraje të firmosur më 9 korrik 2022 ndërmjet Bashkisë Fier dhe subjektit privat.