Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar një proces politik ndaj tij në rastin e hetimit të dosjes së privatizimit të ndërmarrjes publike “Buka” sha, duke deklaruar se ky qëndrim i SPAK-ut është i tillë se “ai i Madhi e ka kthyer në target”, duke lënë të kuptohet se origjina e goditjes së tij penale është kryeministri Edi Rama.
Ahmetaj thotë në një material dërguar medias, se atij i janë ngarkuar përgjegjësi penale që nuk i ka, ndërkohë që prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka “fshehur provat përpara gjykatës për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar t’i janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten”