Lidhje


Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec, regjistrohen 7 raste

Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste. 3 raste qe frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci te cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit.

 

Sa i përket rasteve të konviktit ato janë izoluar ndërkohë që në konvikt është bërë pastrimi dhe pritet dezifektimi i tij. Pas këtyre rasteve mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për të evidentuar raste të tjera.

Read more ...


Masakra në Shkodër, një orë para ngjarjes u ndërpre energjia elektrike/Kamerat në vendngjarje, të koduara

Ky person që shihni në pamjet e filmuara nga një kamera amatore, vetëm pak minuta pas atentati me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur në Shkodër, është duke u kërkuar nga polici.

 

Ai dyshohet se është personi i tretë që udhëtonte me makinën së bashku, me dy viktimat Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Sic mund të shihni në videon e filmuar nga qytetarët, ai qëndron fare pranë makinës së viktimave, dhe shfaqet i gjakosur në duar dhe fytyrë.

Read more ...


I biri humbi jetën nga shpërthimi me tri*tol, nëna e Enea Thomaraj me lot në sy: Nuk e di si jetoj pa të, ngado më del fytyra e tij

Në pjesën e parë të emisionit “Për Shqiptarët” në Top Channel u trajtua historia e Enea Thomarajt, i cili humbi jetën tre muaj pas shpërthimit me tritol në banesën e tij në Elbasan. Në studio ishte babai i tij, Artur Thomaraj, i cili ndër të tjera rrëfeu dhimbjen për humbjen e djalit të tij, që e konsideronte si bashkudhëtar dhe shok. Ndërkohë nëna e tij, Luljeta Thomaraj me lot në sy rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe faktin që çdo ditë shpreson t’i hynë në derën e shtëpisë djali i saj. 

 

“Ne kemi 35 vite që jetojmë në këtë shtëpi. Kam vuajtur 5 vite me astma, më kanë ikur edhe dy fëmijë përpara këtyre, të vegjël. Nga që kam qenë me astma nuk jetonin. Pasa disa vitesh vendosëm të bënim një fëmijë dhe ai është Enea. Djali që sot nuk e kam më. Pas 8 vitesh vendosëm të bënin dhe një fëmijë tjetër. Ishin shumë të afërt derisa na ndodhi kjo. Ka qenë data 14 korrik, në orën 2:15, ngrihet për të shkuar në tualet, në atë kohë shpërthen tritoli te shtëpia përballë. U ngrita me vrap dhe e pashë në korridor.

Read more ...


Juristi që çoi Ilir Metën në SPAK për aferën CEZ-DIA: Më akuzon për dhunë në familje, njeriu që po çon në burg gruan dhe fëmijët

Juristi Romeo Karaj ishte ai që e kallëzoi Ilir Metën për aferën CEZ-DIA një vit më parë. Qëkur është denoncuar Meta, shpeshherë e ka sulmuar juristin, duke thënë se është i dënuar për dhunë në familje e për shpifje. Edhe në letrën e dy dite më parë, Meta tha të njëjtën gjë. I ftuar në në Dritare TV, zoti Karaj i përgjigjet akuzave të Metës.

 

Juristi thotë se Meta e sulmon atë personalisht sepse nuk sulmon dot argumentet e ngritura kundër tij. “Ilir Meta aty e ka maçokun tek emri im sepse i kam dalë përballë. Ai burracak ka qenë gjithmonë përballë meje se e njoh që i vogël.

Read more ...


Elbasan, arrestohen 7 pedagogë/ Dyshohet se merrnin para nga studentët, në pranga edhe sekseri

Detyrim Paraqitje është masa e sigurisë që u vendos për 7 pedagogë të Universitet të Elbasanit të cilët akuzohen për korrupsion. Denoncimi i studenteve ka sjellë edhe hetimin e pedagogeve të Ciklit të Ulët të cilët merrnin para në këmbim të kalimit të provimit. Gjithashtu se bashku me ta është në hetim edhe sekseri mes studentëve dhe pedagogëve.

 

7 pedagogë janë lënë me masë sigurie detyrim paraqitje dhe janë pezulluar nga puna në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Me urdhër të prokurorit të këtij qyteti, 7 pedagogët e Shkencave të Edukimit akuzohen për korrupsion dhe ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje, teksa universiteti i ka pezulluar nga detyra. Bëhet fjale për pedagoget.

Read more ...

XS
SM
MD
LG