Nëse flasim për sundimin e ligjit këtë vit, Shqipëria nuk është ndër vendet që mund të merret shembull. Ajo renditet në vendin e 89-të, dhe në raport me vitet e kaluara, ka humbur pikë, çka tregon se një sërë faktorësh që lidhen me të drejtat e njeriut, korrupsionin dhe drejtësinë nuk janë në nivelet e dëshiruara për një vend demokratik. Në raportin e World Justice Project, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile, vendi ynë ka mbledhur 48 pikë nga 100 gjithësej.
Në 8 faktorët që merren në analizë, problemi më i madh për vendin tonë është korrupsioni, i cili vazhdon të dominojë përmes ryshfetit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Nëse do të analizohej i veçuar, Shqipëria do të renditej në vendin e 107-të për shkak të këtij fenomeni.
"Ua, u bë by**a e Marinit, e tmerrshme" - Si Monika Kryemadhi ndërhynte për "kushon"
Një ndër akuzat kryesore që ngrihen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është ndikimi i paligjshëm për të futur në treg kompaninë UNIFI përmes “kushos” Adrian Shatkut. Në dosjen që e SPAK është dëshmia e Marin Gjonajt të “Info Telecom”, i cili disa vite më parë ofronte shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për një kompani telefonike duke mundësuar ndërkohë edhe aksesin e kompanisë UNIFI me rrjetin e kësaj kompanie. Gjonaj ka një rol kyç në këtë raport te UNIFI me kompaninë telefonike pasi sipas mesazheve të Shatkut dhe Kryemadhit, ‘Info Telecom” ishte kompania që bëntë lidhjen teknike.